Partia Socialdemokrate ka qëndruar për disa orë në objektin e Zyrës së Rregullatorit për Energji.
Tash së fundi aty ka pasur përplasje mes aktivistëve të PSD-së dhe zyrtarëve të ZRrE-së.
Anëtarët e PSD-së kërkuan nga ZRrE publikimin e vendimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike, kërkesë e cila nuk iu plotësua.