image Përplasje edhe në Komsionin për të Pagjeturit, Bogujevci-Musliut: Kush po viktimizohet çika e mirë?

Kosovë

Përplasje edhe në Komsionin për të Pagjeturit, Bogujevci-Musliut: Kush po viktimizohet çika e mirë?

news image

Përplasje tjetër ka pasur deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci me deputetët e LDK-së, shkruan Gazeta Sinjali.

Kësaj radhe në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.

Anëtarja nga radhët e LDK-së, Saranda Musliu i tha Bogujevcit që po viktimizohet sa i përket çështjes së të pagjeturve.

Kush po viktimizohet çika e mirë, unë nuk viktimizohna”, u përgjigj Bogujevci.

Madje Boguejvci pati një përplasje edhe me deputeten e AAK-së, Teuta Haxhiu.

A ta përfundojmë edhe i grahim muhabetit”, thotë Bogujevci, e cila insiston të flasë gjatë gjithë kohës kur ndodhi përplasja.

Ndryshe, deputetja Saranda Bogujevci, dje gjatë interpelancës në Kuvendin e Kosovës për çështjen e të pagjeturve, është përplasur edhe me shefin e GP të LDK-së, Arben Gashin dhe me zëvendëskryeministrin, Driton Selmanaj.

Bogujevci i kishte thënë deputetit Gashi që nuk ka të drejtë t’ia përmend familjen, duke shtuar që të qëndrojë ulur në Kuvendin e Kosovës.

“Dallon ajo çfarë ti the që ka të bëj me të zhvendosurit karshi asaj se çka shkruan në dokumentin e juaj zotëri, tjetra, nuk qëndron ajo çfarë tha kryeministri  në këtë foltore, për çka me më ardh mu marre, ti mos ma përmend mu familjen zotëri, se nuk ki drejtë, nuk ki drejtë me fol për familjen teme, rri qaty ulu”, tha Bogujevci.

Ndërkohë, përplasja me zëvendëskryeministrin Selmanaj ndodhi kur deputetja opozitare kritikoi Selmanajn për mosraportim në Komisionin parlamentar për të Drejtat e Njeriut.

Sipas saj, Qeveria Hoti e ka barazuar temën e të pagjeturve me temat e tjera dhe thotë se ka nënshkruar zotime që janë në dëm të kësaj teme.

Ju kemi ftuar dy herë në Komision për të raportuar që është obligim i yti për çështjen e të pagjeturve. E ti ke thanë që kjo temë është konsumuar edhe ezauraur. E kemi me e-mail zotëri. Tjetra zotëri Hoti nëse doni me marrë përgjegjësi për të pagjeturit vini dhe raportoni për çështje konkrete për shkak se keni nënshkruar zotime që janë në dëme të kësaj teme. Nuk keni bërë asgjë vetëm e keni barazuar temën e të pagjeturve me tema tjera”, kishte thënë Bogujevci.

Por, sipas Selamanajt një gjë e tillë nuk është e vërtetë. Ai u shpreh se asnjëherë nuk ka thënë se tema e të pagjeturve është konsumuar, por fjala ka qenë për raportimin si instrument.

Madje, zëvendëskryeministri kishte thënë se Lëvizja Vetëvendosje po abuzon me të pagjeturit.

Nuk është e vërtetë dhe që unë kam thënë që çështja e të pagjeturve është ezauruar. Unë kam thënë se instrumenti i raportimit se gjashtë orë ka raportuar kryeministri këtu për marrëveshjen e Washingtonit dhe raportimi si instrument është ezauru. Asnjëherë në jetën time nuk them ashtu sepse unë do të angazhohem që deri të fundit me gjetë. Abuzimi që ju i bëni, nuk di se çfarë të them”, kishte thënë Selmanaj./Gazeta Sinjali/