Rastet kur shoferët përplasen me patrullat e policisë së trafikut rrugor, nuk janë të rralla në vendin tonë.
“Plus Televizion” ka publikuar një video ku shihet një debat i fortë, mes një shoferi dhe një polici lidhur me pretendimet për vozitje të shpejtë.
Siç shihet në pamjet e publikuara vozitësin që ishte mërgimtar nga Holanda, e ka ndaluar policia për shkak të shpejtësisë.
Shoferi, që sipas medias lokale, është mërgimtar, pretendon se nuk ishte shpejt, ndërsa polici shprehet i bindur se shoferi ka bërë kundërvajtje.
Incidenti raportohet se ka ndodhur në Pozheran të Vitisë, natën e 23 janarit, kur shoferi i cili teksa po udhëtonte në rrugën kryesore të fshatit ndalohet nga dy zyrtarë policorë që ishin duke patrulluar në ato momente.