Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur para pak momentesh në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë.
Sipas pamjeve nga sinjalizuesit, dy vetura janë ndeshur me njëra-tjetrën, teksa akoma nuk dihet nëse ka të lënduar.
Dëmet materiale të shkaktuara nga kjo përplasje janë të mëdha.
Ndërkohë njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe po merren me rastin.
Sinjali do të iu mbajë të informuar për detajet në vijim.