Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.
Një i tillë ka ndodhur para pak çastesh në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, aksident ky me 3 vetura të përfshira dhe një kombi.
Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendndodhja e aksidentit, ku shihen disa nga të përfshirët të kenë dal nga veturat për t’i parë dëmet materiale.
Shkaqet nuk janë ende të njohura, gjithashtu momentalisht nuk dihet për të lënduar.
Sinjali do të iu mbajë të informuar për detajet e reja.