image Përplasen sërish Hoti dhe Osmani

Politikë

Përplasen sërish Hoti dhe Osmani

news image

Në seancën e sotme, ka pasur përsëri replika në mes të kryeministrit, Avdullah Hoti dhe kryeparlamentares, Vjosa Osmani.

Hoti tha se në seancën e kaluar parlamentare e ka prezantuar platformën e tij për dialog me Serbinë, por Osmani nuk u pajtua me këtë.

Sipas Hotit, ai seancën e kaluar ka mbajtur një fjalim ku ka treguar se cila është platforma e tij, por Osmani i tha se seanca e kaluar ishte thjesht debat.

Ajo tha se nuk ishte prezantim i platformës sepse ajo vjen e shkruar.

Pastaj Hoti tha se ka kërkuar të formohet një grup i veçantë parlamentar që do ta mbikëqyrte delegacionin dialogues në tavolinën e bisedimeve me Serbinë, por përsëri u kundërshtua nga Osmani.

“Grupet parlamentare nuk formohen ad hoc, por ato i formojnë deputetët e Kuvendit dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur”, tha Osmani.

LDK-j ka shkarkuar Osmanin nga pozita e nënkryetares dhe në vend të saj e ka emëruar Hotin. Që atëherë, këta të dy kanë shkëmbyer replika në vazhdimësi dhe kanë shpërfaqur mospajtime gjatë gjithë kohës/Gazeta Sinjali/