Një debat i ashpër televiziv është zhvilluar mes Dardan Molliqajt të PSD-së dhe Blerim Latifit të PDK-së për punësimet dhe bordet e ndërmarrjeve publike.
Dardan Molliqaj ka thënë se fushata e Kadri Veselit për korrupsionin ka për qëllim që kur të debatohet për korrupsionin e së kaluarës, PDK të mbrohet me këtë tezë.
Blerim Latifi nga PDK-ja ka reaguar duke thënë se partia e tij nuk ka bërë fushatë me këtë temë as kur ka shkarkuar ministrat me aktakuza.
Molliqaj ka thënë se mirë është që PDK ka reflektuar, por sipas tij tash është koha që të shkojnë në opozitë dhe drejtësi të vendos kush është i korruptuar.
“Ju [PDK] keni ndarë përgjysmë 50-50 me LDK-në të gjitha bordet publike. Ju keni dërguar zyrtarë në Gjykatën Kushtetuese. Ju dhe LDK”, ka thënë Molliqaj në TV Dukagjini.
Latifi i është përgjigjur Molliqajt duke i thënë se “ju sapo keni marrë pushtetin në Prishtinë keni mbushur bordet me militantë…” Ai i ka thënë Molliqajt se “në disa borde keni humbur betejën me LDK-në”.
“Ju keni sulmuar sistematikisht bordet e LDK-së por keni dështuar t’i merrni. Kur keni dështuar t’i merrni ju jeni kthyer [punësimit] të militantëve”, ka thënë Latifi. Zyrtari i PDK-së i ka thënë me tej Molliqajt se “Komunës së Prishtinë i ka mbetur t`i vendoset vetëm llogoja e Vetëvendosjes.