image Përplasen një kamion dhe një veturë në Shtime, lëndohet një grua

Siguri

Përplasen një kamion dhe një veturë në Shtime, lëndohet një grua

news image

Një grua është lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor mes një veture dhe një kamioni që ka ndodhur sot pasdite në fshatin Carralevë të Shtimes, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli tha se e lënduara është dërguar për trajtim mjekësor në QKMF në Shtime.

Rreth orës 12 e 50 në rrugën magjistrale Shtime-Prizren, në fshatin Carralevë, ka ndodhur një aksident mes një kamioni edhe një veture. Është lënduar lehtë një person femër. Pas trajtimit mjekësor në ambulantën e Shtimes e njëjta është liruar”, ka thënë ai./ Gazeta Sinjali/

May be an image of car and road