Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 17:15 në fshatin Poterq të Klinës, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe një veture.
“Policia është njoftuar për një aksident trafiku rreth orës 17:15 në fshatin Poterq. Një kamion dhe një veturë kanë qenë të përfshirë në këtë aksident. Një person ka pësuar lëndime trupore”, tha Rugova./Gazeta Sinjali/