image Përplasen komisionerët serbë në veri

Kosovë

Zgjedhjet/ Përplasen komisionerët serbë në veri

news image

Në të gjithat vendet e Republikës së Kosovës janë hapur me kohë vendvotimet për të gjithë qytetarët.

Vendvotimet janë hapur me kohë dhe nuk është raportuar asnjë parregullsi, përveçse në Mitrovicën e Veriut.

Në Zveqan dhe Leposaviq procesi i votimit ka filluar me vonesë, pasi disa komisionerë serbë janë përplasur mes vete për mënyrën e votimit.

Disa prej tyre kanë kërkuar që votimi të bëhet me letërnjoftim serb, ndërsa disa të tjerë kanë insistuar të respektohet vendimi i KQZ-së, që në veri të Mitrovicës të votohet me letërnjoftim të Republikës së Kosovës.

Në Komunën e Mitrovicës janë hapur 28 qendra votimi me 104 vendvotime. Të drejt vote në këtë komunë kanë mbi 80 mijë votues./Gazeta Sinjali/