image Përplasen dy vetura në rrugën Prishtinë - Pejë, lëndohen tre persona

Siguri

Përplasen dy vetura në rrugën Prishtinë – Pejë, lëndohen tre persona

news image

Dy vetura u përplasën mes vete, duke shkaktuar lëndimin e tre personave, pasditen e sotme, në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, në fshatin Vragoli, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

“Në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, në Vragoli, në ora 16:45 është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale. Të lënduar janë tre persona, kurse të përfshira dy vetura”, tha ai.

Hoxha bëri të ditur se shkaktar i këtij aksidenti dyshohet se është mombajtja e distancës ndërmjet automjeteve.

Zëdhënësi i Policisë u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut, të respektojnë shenjat dhe vozitjen ta përshtatin me kushtet në rrugë, si dhe të shmangin përdorimin e telefonave mobilë gjatë vozitjes./GazetaSinjali/