Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në pasditen e sotme në rrugën “Hamëz Jashari” në Kaçanik.
Gazeta Sinjali mëson se aksidenti dyshohet që është shkaktuar nga ngasësi i veturës, i cili duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së kushteve të rrugës, ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka kaluar në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe si pasojë ka goditur veturën e cila ishte përballë në kalim.
Si pasojë e këtij aksidenti përveç dëmeve materialeve, lëndime trupore kanë marrë dy ngasësit e veturës dhe dy pasagjerët.
Katër personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Kaçanikut dhe më pas të njëjtit janë dërguar në Spitalin e Ferizajt për tretman të mëtutjeshëm.