Dy trena janë përplasur sot në Mynih të Gjermanisë, ku raportohet për së paku një të vdekur e 14 të plagosur.
Sipas Policisë aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:40 në jug të Mynihut.
Në total 95 persona ishin në dy trenat. Në rrjete sociale ka qarkulluar një foto e njërit tren që gjendet jashtë shinave.
“Duket keq”, ka thënë një zyrtar i Policisë, raporton Bild.
Duke konfirmuar incidentin, policia në Mynih tha se shërbimet e urgjencës janë në vendin e ngjarjes derisa rruga është mbyllur plotësisht.