image Përplasen dy trena - 3 të vdekur dhe 30 të plagosur në Republikën Çeke

Rajon

Përplasen dy trena – 3 të vdekur dhe 30 të plagosur në Republikën Çeke

news image

Tre persona humbën jetën dhe 30 të tjerë u plagosën si pasojë e përplasjes së dy trenave, këtë të martë, në Republikën Çeke.

Aksidenti u regjistrua rreth orës 15:10 në hekurudhën midis Pernink dhe Karlovy Vary.

Siç raportojnë mediat çeke, aksidenti ndodhi afër Pernink, rreth 120 kilometra (75 milje) në perëndim të Pragës, transmeton Gazeta Sinjali.

Dy helikopterë dhe shërbime të tjera të urgjencës ndodhen në vendin e ngjarjes, përfshirë 15 njësi të shërbimit të shpëtimit.

Ata thanë se të plagosurit u transportuan atje ku shërbimet e shpëtimit mund t’i trajtojnë ata.

Ende nuk dihet se si ndodhi përplasja, por është nisur një hetim./Gazeta Sinjali/