Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në lagjen “Veternik” në Prishtinë, sot rreth orës 08:30 të mëngjesit, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
“Rreth orës 08:30 është raportuar për një aksident në lagjen Veterniku në Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e këtij aksidenti katër persona kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, tha ai
Borovci njoftoi se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident./Gazeta Sinjali/