Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, sot rreth orës 10:00, shkruan Gazeta Sinjali.
Për shkak të lëndimeve ai është dërguar për trajtim mjekësor.
Në këtë aksident, sipas Flora Ahmetit, zëdhënëses së policisë për rajonin e Prishtinës, kanë qenë të përfshira dy automjete.
“Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person, i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në përgjigjen e Ahmetit./Gazeta Sinjali/