Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Isniq të Deçanit, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se në këtë aksident janë përfshirë dy automjete.
“Një aksident ka ndodhur sot, pas orës 08:00 të mëngjesit, në udhëkryqin e fshatin Isniq – Dubovikë, mes një veture dhe një xhipi. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona, por lëndime të lehta për fat të mirë. Ata kanë pranuar tretman mjekësor”, tha ai./GazetaSinjali/