Dy persona mbetën të lënduar nga përplasja e dy automjeteve, pasditen e sotme, në segmentin Suharekë – Duhël të autostradës, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili tha se të lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Në ora 16:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradë segmentin Suharekë-Duhël. Në aksident janë përfshirë dy automjete, si pasojë e aksidentit deri më tani dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha ai.
Krasniqi bëri të ditur se Njësia e Trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin./Gazeta Sinjali/