image Përpjekje të reja për të çliruar Khersonin nga kontrolli rus

Botë

Përpjekje të reja për të çliruar Khersonin nga kontrolli rus

news image

Forcat ukrainase kanë filluar një përpjekje të re për të çliruar provincën Kherson nga kontrolli rus, megjithatë nuk është ende e qartë se sa të ashpra janë luftimet për rajonin.

Zëvendës kreu i Khersonit, i instaluar nga Rusia, Kirill Stremousic raportoi zjarr artilerie, ndërsa Ministria ruse e Mbrojtjes tha se kishte shmangur nje sulm.

Megjithatë, blogerët ushtarakë rusë raportuan për luftime të vazhdueshme dhe të ashpra për kontrollin e territorit, ndërkohë që shtuan se pala ukrainase kishte vendosur tanke dhe automjete të blinduara.

Pjesa më e madh e luftimeve është përqendruar në përpjekje për të kontrolluar Dudchany dhe Myvlove, si brigjet veriperëndimore të lumit Dnipo, aktualisht nën kontrollin rus.

“Kherson ka qenë një ndër objektivat e sulmeve raketore dhe ajrore të Moskës gjatë gjithë ditës”, tha Shtabi i Pergjithshëm ukrainas.

“Avionët sulmuan 17 herë ndërsa forcat ruse vendosën raketahedhës 10 herë duke goditur më shumë se 20 vendbanime, përfshirë Ivanivka në rajoni Kherson. Moska hapi zjarr në Zaporizhia”, tha ai.

Sulmet ajrore të së shtunës ishin pak intensive se në fillim të javës, kur më shumë se 80 raketa ruse goditën objektivat në mbarë vendin.

/GazetaSinjali/