image Përpjekja e fundit manipulative e Kadri Veselit

Kosovë

Fushatë/ Përpjekja e fundit manipulative e Kadri Veselit

news image

Përkundër “shuplakës” që mori sot nga Qeveria e SHBA-së se nuk e mbështet atë për zgjedhje, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli po vazhdon t`i keqpërdorë figurat amerikane dhe emrin e shtetit amerikan për qëllime fushate.

Në vend se t`i kërkonte falje Qeverisë Amerikane pas këtij demanti, Veseli po i shpërdoron për qëllime të PDK-së, fotografitë me drejtuesit amerikanë që i kishte realizuar në cilësinë institucionale me paratë e taksapaguesve të Kosovës dhe jo nga buxheti i tij personal ose partiak.

Në këtë kuadër, kreu i PDK-së ka vendosur nëpër bilborde fotografi me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump dhe me ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton të cilat ishin shkrepur vite më parë.

Përmes këtyre imazheve, Kadri Veseli po bën përpjekjen e fundit për joshjen e votuesve se gjoja ka përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por, dilemat rreth kësaj tendence politike manipulative u qartësuan sot me përgjigjen ekskluzive për Gazetën Sinjali të Ambasadës Amerikane në Prishtinë e cila theksoi se Qeveria e SHBA-së nuk ka asnjë preferencë dhe se nuk mbështetë asnjë parti politike për zgjedhjet e 6 tetorit.

Pavarësisht kësaj, Veseli duke shpërfillur vërejtjen e qeverisë amerikane po tenton t`ua “vjedh” besimin votuesve për t`ia zgjatur vetës privilegjet e pushtetit.

Karta tjetër e luftimit të krimit dhe korrupsionit e cila po proklamohet nga kreu i PDK-së, në opinion po shihet si qesharake dhe joserioze për faktin se gjatë qeverisjes shumëvjecare të PDK-së, Kosova ka pasur shkallën me të lartë të krimit dhe të korrupsionit, gjendje kjo e cila është konstatuar edhe në raportet e organizatave kredibile ndërkombëtare.

PDK është poashtu ndër partitë politike në vend e cila ka më së shumti zyrtarë e kryetarë komunash me aktakuza dhe të dyshuar për përfshirje në vepra kriminale e korruptive. /Gazeta Sinjali/