image Përparim Rama premton se për 40 ditë përfundon rruga “Muharrem Fejza”

Sociale

Përparim Rama premton se për 40 ditë përfundon rruga “Muharrem Fejza”

news image

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka premtuar se rruga “Muharrem Fejza” në Prishtinë, që ka shumë vjet me telashe të ndryshme e që disa muaj është edhe e pashtruar tërësisht, do të përfundohet për 40 ditë.

Në ditën kur ka nisur zhvendosja e disa kioskeve, Rama ka thënë se është bërë zgjidhja dhe se me plan dinamik punimet do të kryhen për 40 ditë.

 “Kemi ardhur te pajtimi, negociata dhe për të zhvendosur kabinat që do të na lejojnë përfundimin e rrugës “Muharrem Fejza”, krejt rruga që tash është në zhavorr. Kemi marrë masa menjëherë për të shtruar me zhavorr sepse gjatë dimrit s’mund të kryesh punë tjera. Tash që jemi në pranverë, kemi temperatura plus kemi një tempo të zhvillimit të përfundimit të rrugës ‘Muharrem Fejza’. 40 ditë totali. Edhe 39 ditë prej sot për ta përfunduar gjithë rrugën ‘Muharrem Fejza’ e më pastaj vazhdojmë me analizë për kanalizime që do t’i incizojmë se çka është instaluar, e t’i testojmë edhe sa funksionojnë. Të gjitha procese që me drejtorin e Infrastrukturës i kemi biseduar dhe do t’i bëjmë”, ka thënë ai nga vendi ku nisën sot punimet.

Rama ka thënë se “tash e tutje çdo projekt në qytet do të planifikohet në mënyrë të mirëfilltë”.

/GazetaSinjali/