image ‘Përndjekja’ e Fadil Kodrës: Për 24 orë suspendohet dhe shkarkohet nga Sveçla e Kurti - DOKUMENT

Politikë

‘Përndjekja’ e Fadil Kodrës: Për 24 orë suspendohet dhe shkarkohet nga Sveçla e Kurti – DOKUMENT

news image

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), Fadil Kodra, është suspenduar e shkarkuar nga kjo pozitë brenda 24 orëve. Vendimin për suspendim e ka marrë Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, më 13 tetor 2022, kurse një ditë më pas, kryeministri Albin Kurti ka vendosur ta shkarkojë.

Kjo betejë mes tyre dhe Kodrës ka filluar para disa muajsh. Ai ishte shkarkuar edhe në muajin korrik nga Sveçla, por që vendimi ishte rrëzuar nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, që e detyroi ministrin ta rikthejë në detyrë.

Gazeta Sinjali ka siguruar vendimin e Zyrës së Kryeministrit, ku thuhet se Kodra është shkarkuar nga puna për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale.

Sipas avokatit të Kodrës, Faton Fetahut ky vendim është i kundërligjshëm dhe përbën një hakmarrje të ulët që ka për qëllim njollosjen e figurës dhe reputacionit të Kodrës.

Fetahu tha për Sinjalin se një vendim i tillë është marrë me qëllim të përndjekjes së Kodrës pasi, sipas tij, ky i fundit nuk i është nënshtruar vullnetit politik të ministrit Xhelal Sveçla dhe kryeministrit Albin Kurti.

Vendimi për suspendim:

/GazetaSinjali/