image Përmbytjet në Itali, bllokohen 40 fëmijë

Evropë

Përmbytjet në Itali, bllokohen 40 fëmijë

news image

Një stuhi e fuqishme, me erë dhe reshje të shiut ka goditur mbrëmë Romën, duke shkaktuar probleme në disa zona.

Pjesa veriore e kryeqytetit është dhe zona më e prekur e rrebeshit, duke bërë që rrugët t’i ngjasojnë një lumi të vërtetë nga përmbytjet.

Në komunën e Castelnuovos, afër urës së Milvios, 40 fëmijë u bllokuan si pasojë e përmbytjeve. Ekipet e shpëtimit arritën fatmirësisht t’i nxirrnin të gjithë nga zona e rrezikut.

Janë rreth 50 ndërhyrje të kryera deri më tani nga zjarrfikësit për t’i bërë rrugët të sigurta dhe për të lejuar rifillimin e trafikut.

/GazetaSinjali/