Në Britani shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar shumë problem teksa katet e para të shumë shtëpive janë përmbytur.
Sipas meteorologëve atj, sasia e shiut që ka rënë brenda 1 ore është e barazvlefshme me sasinë mesatare të reshjeve të një muaji.
Si pasojë e kësaj gjendje janë shkaktuar dëme të mëdha materiale ku së paku 35 shtëpi janë evakuar si pasojë e të reshurave.
Raportohet se deri nesër në mëngjes reshjet e shiut mund të arrijnë në 100 mm.
Udhëtarët janë përballur me kaosin e udhëtimit për në veri të Anglisë pasi trenat janë anuluar dhe shoferët janë bllokuar për shkak të rrugëve të përmbytura./Gazeta Sinjali/