Stuhia e fortë që goditi Anglinë këtë javë ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në gjithë vendin.
Në mesin e të dëmtuarve është edhe aktori dhe regjisori, George Cllooney. Vila e tij dhe e bashkëshortes së tij, Ama Clooney në Bekshirë, e cila ka vlerë prej 12 milionë euro u përmbytë nga stuhia Denis.
Uji ka kapluar oborrin e tyre, fushën e tenisit dhe verandën e shtëpisë. Rezidenca e tyre është e shekullit të XVII dhe ndodhet mes një ishulli.
Kjo nuk është hera e parë që stuhia e godet. Edhe në 2016-në, oborri i shtëpisë së tyre, pësoi një përmbytje. Në atë kohë, familja bashkë me binjakët e tyre të vegjël u transferuan në një shtëpi tjetër pasi rinovimi i shtëpisë mori 18 muaj./Gazeta Sinjali/