image Përmbytet varka në Durrës, shpëton një peshkatar, tjetri dyshohet se është mbytur

Rajon

Shqipëri/ Përmbytet varka në Durrës, shpëton një peshkatar, tjetri dyshohet se është mbytur

news image

Është përmbytur një varkë e peshkimit mesditën e sotme në zonën e Currilave në Durrës. Policia njofton se është nxjerrë i gjallë njëri prej peshkatarëve, ndërsa tjetri dyshohet se është mbytur.

Ndërkohë, vijojnë ende kërkimet në det për gjetjen e trupit të tij, ku drejt Durrësit janë nisur edhe polumbarët dhe forcat RENEA.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 01.03.2020, rreth orës 12:25, në lagjen nr.1, Durrës, dy shtetas ishin futur në det me një pedalon për peshkim, ku si pasojë e dallëgëve pedaloni është përmbysur.

Menjëherë pas njoftimit të marrë shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të DVP Durrës kanë dalë në det me mjet lundrues dhe në bashkëpunim me një prej familjarëve është bërë e mundur nxjerrja në breg e shtetasit I.B, rreth 48 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa personi tjetër shtetasi A.M, rreth 52 vjeç, dyshohet se është mbytur.

Shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet me mjete lundruese si dhe janë nisur polumbarët e Reneas për të bërë të mundur gjetjen e tij.