image Përmbledhje nga dita e 26-të e luftës në Ukrainë

Botë

Përmbledhje nga dita e 26-të e luftës në Ukrainë

news image

Sot është shënuar dita e 26-të prej kur Vladimir Putin e ka urdhëruar ushtrinë e tij që të hyjë në territorin e Ukrainës.

Gjatë këtyre ditëve ka pasur luftime të ashpra nga dy frontet, duke sulmuar e vrarë shumë njerëz.

Më poshtë gjeni një përmbledhje se çka ka ndodhur në Ukrainë:

  • Pentagoni tha se ka prova të qarta që forcat ruse po kryejnë krime lufte në Ukrainë dhe tha se do të ndihmojë në mbledhjen e dëshmive për këtë gjë
  • SHBA-ja po diskuton me shtetet e tjera për t’i ofruar Ukrainës sisteme kundërajrore me rreze të gjatë veprimi
  • Një media pro Kremlinit publikoi një artikull ku citonte Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë e cila thoshte se numri i ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë ishte 9,861. Por, ky artikull më pas u fshi. Rusia deri më tani ka pranuar se në luftën në Ukrainë i janë vrarë afër 500 ushtarë, ndërkaq Ukraina pretendon se ky numër është afër 15,000
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se shteti i tij nuk do të përkulet para ultimatumeve të Rusisë. Ndërkaq, këshilltari i tij, Mykhaylo Podolyak, tha se qëndresa e popullit ukrainas ka bërë që Rusia të përballet me realitetin
  • Një zyrtar i mbrojtjes së SHBA-së tha se avancimi i forcave ruse në Ukrainë ka ngecur, duke theksuar se trupat ruse, të pozicionuara afër kryeqytetit ukrainas, që një javë nuk kanë lëvizur drejt Kievit
  • Të paktën tetë persona u vranë pas bombardimeve ruse në një zonë banimi në kryeqytetin ukrainas, Kiev
  • Ukraina injoroi kërkesën e Rusisë që ta dorëzojë qytetin e Mariupolit
  • Në Herson – qytetin ukrainas nën kontrollin e Rusisë – forcat ruse kanë shtënë me armë drejt qytetarëve që po kundërshtojnë pushtimin rus

/GazetaSinjali/