14 palestinezë dhe tre policë izraelitë u plagosën të premten mbrëma në përleshjet në sheshin Temen, qyteti i vjetër i Jerusalemit, midis përshkallëzimit të tensioneve në qytet.
Mediat e huaja bëjnë me dije se në Jerusalemin Lindor, pjesa palestineze e qytetit që ka qenë nën pushtimin izraelit që nga viti 1967, zhvilluan protesta çdo natë për një javë në rrethin Sheikh Jara, për të protestuar dëbimin e mundshëm të familjeve palestineze në favor të kolonëve izraelitë.
Shtetet e Bashkuara, një aleat i Izraelit, kanë bërë thirrje për “ndalje të përshkallëzimit” të tensioneve në Jerusalem të premten, duke kërkuar që “të shmangen dëbimet” e palestinezëve.
Në sheshin e xhamisë, myslimanët e devotshëm u përplasën me policinë izraelite. 14 palestinezë u plagosën, shumica e tyre në kokë dhe sy, nga plumbat plastikë. /GazetaSinjali/