image “Përleshje të dhunshme” mes policisë dhe qytetarëve që morën pjesë në një ndejë në Francë

Botë

“Përleshje të dhunshme” mes policisë dhe qytetarëve që morën pjesë në një ndejë në Francë

news image

Zyrtarët francezë thanë se pesë policë dhe një qytetarë janë lënduar gjatë natës ndërmjet 18 dhe 19 qershorit, kur “përleshje shumë të dhunshme” ndodhën, teksa policia ka tentuar që të ndalojë një ndejë, që ishte organizuar në mënyrë ilegale në Brittany.

Në këtë ndejë u mblodhën rreth 1.500 persona, të cilët nuk respektuan masën e orës policore që nis në ora 23:00. Ndeja u mbajt një pistë për gara me kuaj në qytetin Redon, në veriperëndim të Francës.

Masa e orës policore është një ndër masat që autoritetet franceze kanë vendosur për të parandaluar përhapjen e mëtejmë të koronavirusit.

Zyrtarët në Redon thanë se festuesit nuk kishin marrë leje që të tuboheshin. Zyrtarët lokalë më 19 qershor thanë se “qytetarët që morën pjesë në këtë ndejë të jashtëligjshme, ende janë në vendin e ngjarje”.

Një numër i madh i konfrontimeve mes autoriteteve dhe qytetarëve ka ndodhur përgjatë shteteve evropiane. Në veri të Gjermani, policia kishte ndaluar një ndejë në një park të Hamburgut, ku pavarësisht masave kundër koronavirusit, 4.000 qytetarë ishin mbledhur dhe nuk i kishin respektuar masat./Gazeta Sinjali/