image Përleshje në Gjakovë, theret me thikë një person

Siguri

Përleshje në Gjakovë, theret me thikë një person

news image

Përleshjet mes të rinjve tashmë janë bërë të zakonshme në vendin tonë. Pothuajse çdo ditë raportohet për sherre të ndryshme, motivet e të cilave shpesh dalin të jenë banale. E gjatë konfrontimeve fizike, përpos grushteve shpesh përdoren edhe mjete të mprehta, të cilat në shumë raste kanë përfunduar me fatalitet.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se një rast i tillë ka ndodhur pak me parë në rrugën ‘Nënë Tereza’ në Gjakovë, ku si pasojë e një përleshjeje, një person ka mbetur i therur me thikë.

Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shume informacione lidhur me rastin, mirëpo të njëjtit ende s’kanë kthyer përgjigje.

Sinjali do të iu mbajë të informuar.

/GazetaSinjali/