image Përleshje në Vlorë, tre persona përfundojnë në spital

Shqipëri

Përleshje në Vlorë, tre persona përfundojnë në spital

news image

Tre persona kanë përfunduar në spital pas një përleshje në Vlorë.

Policia bëri të ditur se personat me inicialet A.I., N. Xh., dhe M. Xh., ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 10.06.2022, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, për motive të dobta, janë përfshirë në një konflikt shtetasit Xh. B., 20 vjeç, F. B., 21 vjeç, A. I., 23 vjeç, N. Xh., 27 vjeç dhe M. Xh., 22 vjeç, banues në Vlorë. Shtetasi A. I., N. Xh., dhe M. Xh., ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.

Tutje, u bë e ditur se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton rastin, raporton TCh.

/GazetaSinjali/