Një i mitur u ther me brisk dje pas një përleshje që pati me një të mitur tjetër në shkollën fillore “Motrat Qiriazi” në Klinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se përleshja ka ndodhur dje në orët e hershme të mëngjesit në oborrin e kësaj shkolle.
Nxënësi që u lëndua, sipas burimeve të Sinjalit është dërguar për trajtim në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë.
Rastet e përleshjeve mes nxënësve po raportohen në vazhdimësi. Kujtojmë se para disa javësh Sinjali pati publikuar pamje të rrahjes së një të mituri në një shkollë në Prishtinë.