image Përleshje në një lokal në Mitrovicë, lëndohen me mjete të forta dy persona

Siguri

Përleshje në një lokal në Mitrovicë, lëndohen me mjete të forta dy persona

news image

Dy persona janë lënduar me mjete të forta gjatë një përleshjeje që ka ndodhur sonte në një lokal në rrugën “Lah Nimani”, në Mitrovicë, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Ilmi Prekazi nga policia e rajonit të Mitrovicës, i cili tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Lah Nimani’ në një lokal në Mitrovicë, si pasojë e një përleshje me mjete të forta janë lënduar dy persona, të cilët momentalisht janë duke marrë trajtim mjekësor. Rasti është duke u hetuar prej policisë, ende nuk kemi informacione nëse është arrestuar ndonjë i dyshuar”, tha Prekazi./Gazeta Sinjali/