image Përleshje në Lipjan: Theret me thikë një person, dërgohet në Emergjencë

Siguri

Përleshje në Lipjan: Theret me thikë një person, dërgohet në Emergjencë

news image

Sot rreth orës 20:00 në qytetin e Lipjanit ka ndodhur një përleshje mes dy personave. Përpos ‘shkepjes’ së grushteve, gjatë rrahjes është përdorur edhe një armë e ftohtë, ku si pasojë një person është therur me thikë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima, të cilit iu kërcënua jeta, është dërguar me urgjencë në Emergjencën e Lipjanit, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Rasti është raportuar edhe në Polici, me ç’rast njësitet policore janë vënë menjëherë në lëvizje për të kapur personin e dyshuar, të cilin tashmë e kanë identifikuar, por që i njëjti ende ndodhet në arrati.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

/GazetaSinjali/