image Përleshje mes katër personave në Prizren, njëri bëhet për spital

Siguri

Përleshje mes katër personave në Prizren, njëri bëhet për spital

news image

Një përleshje fizike ka ndodhur në rrugën “Kleçka” në Prizren, ku janë përfshirë katër persona, në mesin e tyre edhe një grua.

Në raportin e Policisë thuhet se njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar katër te dyshuar, tre meshkuj kosovarë dhe një femër kosovare, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë e përleshjet njeri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe dërgohet në Spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/