image Përleshje mes disa të rinjve në Çagllavicë, theret me thikë një 21-vjeçar

Siguri

Përleshje mes disa të rinjve në Çagllavicë, theret me thikë një 21-vjeçar

news image

Përleshjet fizike në të cilat përfshihen të rinjtë janë të shpeshta në vendin tonë. Vazhdimisht raportohen raste në Polici, por edhe nga qytetarët për rrahje të cilat në shumë raste kanë përfunduar tragjikisht për shkak të përdorimit të armëve të zjarrit e mjeteve të mprehta. Kjo është shndërruar në një dukuri shqetësuese duke u rrezikuar kështu siguria publike, raporton Gazeta Sinjali.

Në një rrahje janë përfshirë edhe pesë persona dje rreth orës 15:00 në Çagllavicë të Prishtinës, ku si pasojë një i ri është therur me thikë.

Sinjali mëson se gjithçka ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes dy personave të dyshuar, të cilët po qëndronin në një lokal. Më pas që aty kanë hyrë në hapësirat e brendshme dhe kanë filluar që të fjalosen edhe me persona tjerë, duke bërë kështu që situata të eskalojë në sulm fizik.

Gjatë përleshjes u përdor edhe thika, me ç’rast një 21-vjeçar ka mbetur i plagosur dhe i njëjti ka marrë tretman mjekësor. Po ashtu të lënduar kanë mbetur edhe dy persona tjerë.

Policia është njoftuar lidhur me rastin dhe ka arrestuar pesë personat që dyshohet se u përfshinë në ngjarje dhe të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tyre është iniciuar rasti për dy vepra penale ‘Sulm’ dhe ‘Lëndim i lehtë trupor’.

/GazetaSinjali/