Një i mitur është therur me thikë gjatë një zënke mes disa të miturve, sonte rreth orës 22:15 në qendër të Pejës, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga Policia rajonale e Pejës, të cilët thanë se i plagosuri është duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.
“Policia është njoftuar se në qendër të qytetit apo në korzë ka ndodhur një zënkë mes disa të miturve. Policia menjëherë i është përgjigjur vendit të ngjarjes. Si pasojë e kësaj zënke një person ka pësuar lëndime trupore, dyshohet nga mjeti i mprehtë, thikë. Viktima menjëherë është dërguar me autoambulancë në Spitalin rajonal në Pejë, ku është ende duke u trajtuar”, thanë nga policia./Gazeta Sinjali/