Dy persona kanë mbetur të lënduar gjatë një përleshje me thika që ka ndodhur sot në lagjen “Fidanishte”, në Pejë.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Në orën 14:45 ka ndodhur rasti. Dy persona të lënduar, janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës. Njëri prej tyre është në gjendje të rëndë, sipas mjekut. Në vendin e ngjarjes janë njësitet policore”, tha ai./GazetaSinjali/