image Përleshje me thika në burgun e Avlonës, përfshihen edhe shqiptarët

Rajon

Rajon/ Përleshje me thika në burgun e Avlonës, përfshihen edhe shqiptarët

news image

Një përleshje mes të burgosurve ka ndodhur në burgun grek të Avlonës, rreth orës 11 të mëngjesit të sotëm, raportojnë mediat greke.

Mediat në Shqipëri citojnë burimet policore greke të cilat kanë bërë të ditur se shkaku i përleshjes midis grupeve të shqiptarëve, grekëve dhe afganëve të burgosur, ende nuk dihet.

Sipas këtyre burimeve, përleshja ka filluar pas një kontrolli që gardianët e burgut e kanë bërë në qelitë e tyre. Ky kontroll, sipas tyre ka nxitur nervozizëm te të burgosurit e rinj.

Gjatë konfrontimeve që ndodhën në katin përdhesë të burgut, raportohet se të burgosurit kanë përdorur mjete të forta, të cilat shkaktuan plagosjen e të paktën dhjetë personave, të cilët u dërguan menjëherë në spital.

Tre nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë, pas plagëve që kanë marrë plagë serioze prej thikave artizanale që kanë përdorur të burgosurit gjatë përleshjeve.

Konfrontimet janë shuar pas ndërhyrjes së shpejtë të personelit të sigurisë së burgut, ndërsa në vendgjarje kanë mbërritur dhe ambulancat që kanë çuar të plagosurit në spital. Ende nuk bëhet i njohur identiteti i të plagosurve që mbeten ende për trajtim mjekësor në spital./Gazeta Sinjali/