Një përleshje fizike ka ndodhur në Dragash e cila më pas ka përfunduar me lëndime trupore, shkruan Gazeta Sinjali.
Ngjarja ka ndodhur në “Sheshin e Dëshmorëve” në Dragash, ku policia ka hasur në disa persona që ishin duke bërtitur dhe përleshur mes veti.
Sinjali mëson se njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime në syrin e majtë dhe i njëjti është dërguar për ndihmë mjekësore në QKMF në Dragash.
Të dyshuarit janë shoqëruar në Stacionin Policor dhe pas intervistimit mësohet se incidenti ka ndodh si pasojë e një konflikti fizik që palët kishin pasur para dy ditësh.
Ndërkohë, viktima nuk e di se nga kush është sulmuar pasi sipas tij aty kishte shumë persona./GazetaSinjali/