Policia e Kosovës dje në Gjakovë ka arrestuar tre persona pas një zënke të çastit në komunikacion, shkruan Gazeta Sinjali.
Si pasoj e përleshjes njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësorë.
Me urdhër të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, kurse i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt.
Tutje, Policia bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Ibra”, rreth orës 14:00.