image Rrahja në gjimnazin "Sami Frashëri", një nxënës dërgohet në QKUK

Siguri

Rrahja në gjimnazin “Sami Frashëri”, një nxënës dërgohet në QKUK

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një përleshje mes nxënësve te gjimazi “Sami Frashëri”, në Prishtinë.

Sinjali ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Agron Borovci, i cili ka thënë se përleshja ka ndodhur rreth orës 12:30 dhe dyshohet se ka ndodhë mes nxënësve.

Si pasojë e kësaj përleshje, një person ka marrë lëndime dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Rreth orës 12:30, kemi pranuar informatën për një rrahje të ndodhur në rrugën “Ibrahim Lutfiu” respektivisht në shkollën “Sami Frashër” në Prishtinë. Nga informatat e para dyshohet për një përleshje në mes të disa personave (dyshohet të jenë nxënës shkolle) ku së paku njeri nga ta ka marrë lëndime dhe është transferuar për në QKUK për trajtim mjekësor. Policia menjëherë ka dale në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat  që karakterizojnë rastin“, tha Borovci për Sinjalin.

/GazetaSinjali/