image Përleshja mes tifozëve në "Karagaç", Policia arreston pesë persona

Basketboll

Përleshja mes tifozëve në “Karagaç”, Policia arreston pesë persona

news image

Palestra “Karagaçi” u stërmbush sot për ndeshjen e Pejës me Trepçën, por përfundoi me tensione, dhunë e arrestime

Sinjali mëson se pesë persona janë arrestuar nga Policia rajonale në Pejë, si të dyshuar për posedim të narkotikëve e mbajtje të mjeteve të mprehta.

Por kjo nuk është e tëra, pasi ndeshja e basketbollit mes dy ekipeve u vu në plan të dytë për shkak të sharjeve, fyerjeve e dhunës qe u shkaktua në sallën me 2500 shikues.

Ndeshja u ndërpre pak para fundit, Trepça pretendonte se i është sulmuar lojtari, Rodney Pervis.

Përveç kësaj, dy palët e shikuesve kanë gjuajtur gjësende e mjete të zjarrta në tribuna e parket, duke tensionuar kështu situatën.

Pas një periudhe të shkurtër, rifilloi loja pasi u larguan shikuesit nga salla dhe Peja fitoi me rezultat 72:66.

/GazetaSinjaliSport/