image Përleshja mes dy grupeve para stacionit policor në Lipjan që çoi në përdorimin e armës - Policia jep detaje

Siguri

Përleshja mes dy grupeve para stacionit policor në Lipjan që çoi në përdorimin e armës – Policia jep detaje

news image

Një mosmarrëveshje mes dy grupeve la të lënduar tre persona sot në Komunën e Lipjanit. Dy palët pasi ishin përleshur fizikisht në fshatin Rusinovc, ku mbeti i lënduar një person, përleshjen e vazhduan m’u para stacionit policor të kësaj komune, raporton Gazeta Sinjali.

Njëri nga të përfshirët, me veturën e tij goditi qëllimisht dy personat e palës tjetër, të cilët në atë moment ishin këmbësorë, e si pasojë e lëndimeve të marra u dërguan menjëherë për tretman mjekësor.

Në përpjekje për ta menaxhuar situatën, njëri nga zyrtarët policor ka shtënë me armë në ajër.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, teksa bëri me dije se janë duke u intervistuar katër persona të dyshuar.

“Sot rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një rrahje në fshatin Rusinovc të Lipjanit.
Në rast kanë qenë të përfshirë disa persona, ku njëri nga ta është lënduar”.

“Personat e dyshuar kanë vazhduar mosmarrëveshjen edhe në afërsi të stacionit të policisë në Lipjan, ku njëri nga personat e dyshuar me automjet ka goditur qëllimisht dy persona , të cilët kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor”

“Përgjatë përpjekjeve për ta menanaxhuar dhe futur nën kontrollë situatën, një nga zyrtarët policor ka shtënë në ajër”.

“Lidhur me këtë rast në cilësinë e personave të dyshuar po intervistohen katër persona, ndërkohë që hetuesit në koordinim me prokurorinë dhe IPK-në po kryejn veprimet e nevojshme hetimore”, tha Policia e Kosovës.

/GazetaSinjali/