image Përleshja ku u përfshi infermieri në QKUK: Nga Sindikata flasin për Sinjalin, fajin ia hedhin SHSKUK-së

Shëndetësi

Përleshja ku u përfshi infermieri në QKUK: Nga Sindikata flasin për Sinjalin, fajin ia hedhin SHSKUK-së

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot për një përleshje që ka ndodhur të shtunën pasdite në Klinikën e Gastroenterologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku është përfshirë infermieri Armend Bajrami dhe një person tjetër, të cilët përfunduan në stacion policor në cilësinë e të dyshuarve. Ndaj tyre nisën hetimet me urdhër të Prokurorit të Shtetit. Në lidhje me rastin, Sinjali ka kontaktuar edhe Sindikatën e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së.

Enlirat Duraku, nënkryetar i sindikatës tha se shprehin keqardhje për atë që ka ndodhur, por që fajin sipas tij e ka SHSKUK që nuk ka reaguar në të kaluarën kur ka pasur incidente të tilla.

“”Duke shprehur keqardhje të thellë per incidentin e ndodhur në Kliniken e Gastroenterologjisë si dhe duke uruar që incidente të tilla të mos ndodhin në të ardhmën, kujtoj që janë këto pasojat për të cilat ka paralajmëruar Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së në rast se nuk dënohen sulmet fizike ndaj profesionistëve shëndetësor nga ana e SHSKUK/QKUK, siç ishte rasti i para disa javëve ku u sulmua infermieri i Klinikës së Onkologjisë, ndërsa SHSKUK/QKUK nuk reagoj fare, të paktën sa për syfaqësi në rrjete sociale.“, tha ai për Sinjalin.

Sipas Durakut, që të mos ndodhin raste të tilla, duhet që të shtohet numri i infermierëve dhe të mos ketë nevojë sipas tij që “palët civile të defilojnë lirshëm në klinika”.

Kjo praktikë e mosreagimit vetëm se e shton pasigurinë në punë për profesionistët shëndetësor. Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK ka rekomanduar SHSKUK/QKUK-së që marrja e masave shtesë të sigurisë, shtimi i numrit të infermierëve në klinikat e QKUK-së siguron që mos të ketë nevojë që palët civile të qëndrojnë dhe të defilojnë lirshëm në klinika, kështu duke i’u shmangur incidenteve të tilla.”, përfundoi ai.

Përveç infermierit Bajrami, i cili po dyshohet për sulm dhe kanosje, i dyshuari tjetër për rastin është Riad Jakupi, 21-vjeçar, i cili po ashtu po hetohet për kanosje.

Bajrami dhe Jakupi janë shoqëruar gjatë ditës së djeshme në Polici, ku janë intervistuar nga hetuesit policorë në lidhje me motivin e ngjarjes, i cili akoma është i panjohur, si dhe me informacionet e para se si erdhi deri te përleshja që alarmoi pacientët e stafin brenda klinikës.

Ashtu siç raportoi Sinjali rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës, ku disa njësi policore u desh të intervenonin në një përleshje që kishte ndodhur mes tyre, të cilët si pasojë e një debati verbal, dyshohet se u përleshën dhe eskaluan deri në kërcënime.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/