image Përjashtohen nga emisioni dy konkurrentët e Përputhen

Bota e Yjeve

Përjashtohen nga emisioni dy konkurrentët e Përputhen

news image

Sezoni i tretë i “Përputhen” ka marrë prapë vëmendjen e publikut shqiptar, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndër konkurrentët më të përfolur janë Edi dhe Ada të cilët morën shumë vëmendje lidhur me marrëdhënien e tyre mjaft problematike.

Së fundmi dyshja qartësuan mosmarrëveshjet e tyre dhe filluan të zbulonin se kishin një pëlqim të madh për njëri tjetrin.

Ada dhe Edi mbrëmjen e djeshme janë parë së bashku kështu duke thyer një ndër rregullat e rrepta të emisionit.

Gjatë emisionit të sotëm prezantuesja e këtij emisioni, Bora bëri të ditur se ata dy janë përjashtuar dhe se nuk kanë pranuar as të jenë prezent sot në emision për të treguar arsyen e takimit fshehurazi. /GazetaSinjali/