image Shokohen banorët: Momenti kur Metit iu kumtohet përjashtimi nga BBVK

Bota e Yjeve

Shokohen banorët: Momenti kur Metit iu kumtohet përjashtimi nga BBVK

news image

Patenta e spektaklit të famshëm në shumë vende të botës “Big Brother VIP” është e pasuruar me disa rregulla, të cilat pavarësisht dëshirës për të fituar çmimin e madh janë të ndaluara të thyhen, kështu duke mbrojtur të drejtat themelore të njeriut edhe brenda këtij formati.

Gjuha kërcënuese, cenimi fizik dhe nxitja për dhunë janë rreptësishtë të ndaluara, rregulla këto të shkelura nga Meti që nga dita e djeshme.

I njëjti, sipas këtij formati, përkundër paralajmërimeve ka vazhduar të thyej këtë rregull, duke cenuar banorin tjetër Blerandon, me ç’rast BBVK ka vendosur edhe eliminimin e tij.

Ky lajm nuk është pritur mirë nga disa banorë, të cilët edhe mbesin të shokuar teksa lexohet nga Santiana.

/GazetaSinjali/