Sezoni i tretë i “Përputhen” ka marrë prapë vëmendjen e publikut shqiptar, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndër konkurrentët më të përfolur janë Edi dhe Ada të cilët morën shumë vëmendje lidhur me marrëdhënien e tyre mjaft problematike.
Së fundmi dyshja qartësuan mosmarrëveshjet e tyre dhe filluan të zbulonin se kishin një pëlqim të madh për njëri tjetrin.
Ada dhe Edi mbrëmjen e djeshme janë parë së bashku kështu duke thyer një ndër rregullat e rrepta të emisionit.
Gjatë emisionit të sotëm prezantuesja e këtij emisioni, Bora bëri të ditur se ata dy janë përjashtuar dhe se nuk kanë pranuar as të jenë prezent sot në emision për të treguar arsyen e takimit fshehurazi. /GazetaSinjali/