image Përhapja e koronavirusit - tetë vende raportojnë rastet e para

Botë

Botë/ Përhapja e koronavirusit – tetë vende raportojnë rastet e para

news image

Tani janë 73 shtete të botës që kanë raportuar raste të koronavirusit, nga i cili kanë humbur jetën të paktën 3 mijë e 100 njerëz në të gjithë botën dhe janë infektuar mbi 90 mijë të tjerë.

Përhapja e virusit nuk duket se po ngadalësohet. Vetëm nga e hëna, tetë vende në Azi, Lindjen e Mesme dhe Evropë kanë raportuar rastet e tyre të para të virusit, raporton CNN, transmeton Gazeta Sinjali.

Ato përfshijnë: Andorrën, Indonezinë, Jordaninë, Letoninë, Portugalinë, Arabinë Saudite, Senegalin dhe Tunizinë.

Numri më i madh i infeksioneve globale është ende në Kinë (origjina e koronavirusit), Korenë e Jugut, Itali dhe Iran./GazetaSinjali/