Për shkak të përhapjes së koronavirusit në vend, një shkollë profesionale në Lipjan ka filluar të mësuarit në distancë, përmes një programi online ku nxënësit do të jenë vazhdimisht në kontakt me kujdestarët dhe proefsorët e tyre.
Drejtori i kësaj shkolle, H.S ka njoftuar se të gjithë profesorët e kësaj shkolle janë duke bërë përpjekje që të ju përgjigjen të gjitha kërkesave dhe pyetjeve të nxënësve lidhur me njesitë mësimore të cilat do t’i publikojnë, shkruan Gazeta Sinjali.
“Mendojmë se kjo formë e të mësuarit në distancë sadopak do ta plotësojë këtë vakum jo të lehtë për nxënësit, profesorët dhe prindërit, të gjithë profesorët janë duke bërë përpjekje maksimale që t’ju përgjigjen të gjitha kërkesave të nxënësve dhe sqarimeve, pyetjeve lidhur me njesitë mësimore të cilat do t’i publikojnë. Uroj nxënësit profesorët dhe prindërit që ta tejkalojmë këtë situatë me një disiplinë dhe përkushtim duke respektuar të gjitha rregullat nga Ministria e Shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e drejtorit të kësaj shkolle./GazetaSinjali/